Ish-ylli brazilian Ronaldo, kishte shënuar 34 gola në sezonin debutues te Interi.

Sulmuesi aktual i Interit, Romelu Lukaku, është afër të thyejë këtë rekord.

Belgu deri më tash ka shënuar 33 gola në sezonin e parë të tij te Interi.

Lukaku është bërë futbollisti i vetëm që ka shënuar në 10 ndeshje radhazi në Europa League.

Ndërsa Ronaldo golin e fundit të sezonit e kishte shënuar në finale të UEFA Cup.

Lukaku ka mund të thyejë këtë rekord nëse shënon në finale kundër Sevilas. /VAR Kosova/