Pep Guardiolan si duket po e përcjell fati i keq i ish-skuadrës së tij Barcelona, që u turpërua mbrëmë.
Skuadra e tij Manchester City ka shkuar në dhomat e zhveshjes në disavantazh.
Pjesa e parë e ndeshjes Manchester City – Lyon ka përfunduar me një gol epërsi të Lyonit.
Francezët janë në epërsi që nga minuta e 24-të, kur shënoi Maxwel Cornet.
Manchester City ka pasur dukshëm më shumë topin në posedim, 62%, kundrejt 38% të francezëve.