Jo një, por disa mediume në Itali raportojnë se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është afër transferimit te Lazio.

‘Sky Sport Itali’ dhe Sport Italia’ raportojnë se bomberi nga Prizreni mund të transferohet në kryeqytetin italian pëe 18 milionë euro.

Edhe ‘Tuttomercatoweb’ raporton se një drejtues i Lazios është tani në Stamboll për të mbyllur detajet e operacionit me Fenerbaçen.

Kurse medium turk ‘Fanatik’ raporton se agjenti Shkumbin Qormemeti, i autorizuar nga Lazio, ka mbërritur në Turqi për ta finalizuar marrëveshjen.