Trajneri i Spurs është i bindur që suksesi i ekipit është parakusht për njohjen përfundimtare individuale, dhe vlerësoi lartë Angel Di Maria.

Jose Mourinho beson se Kylian Mbappe nuk duhet të konsiderohet për Topin e Artë  derisa të fiton titullin e Ligës së Kampionëve.

21-vjeçari e ka shansin për ta bërë këtë te dielën kur Paris Saint-Germain ballafaqohet me Bayern Munich në finalen e këtij sezoni.

Derisa Mbappe ka fituar titullin e katërt të Ligue 1 me PSG, dhe gjithashtu kishte pretenduar titullin e Kupës së Botës në vitin 2018 me Francën, fituesi i evropianit, në nivel klubi akoma ka për të fituar.

Mourinho më parë e ka vlerësuar francezin por ishte i shpejtë për të nënvizuar shpresat e Mbappes për kurorën e Topit të Artë – i cili është suspenduar për vitin 2020 për shkak të ndërprerjeve të ndeshjeve në mbarë botën – duhet të mbështetet së pari në fitimin e Ligës së kampionëve.

“Unë mendoj se ju nuk duhet ta fitoni kurrë Topin e Artë nëse ekipi juaj nuk është i suksesshëm si ekip, kështu që për mua, nëse do të isha personi I cili përzgjedh për Topin e Artë, atëherë do të ia jepja Topin e Artë lojtarëve me arritje si ekip, çka për mua do të thotë se nëse Mbappe nuk e fiton ligën e Kampionëve, atë here ai nuk duhet të konsiderohet,” tha Mourinho.

“Por, kjo është vetëm ndjenja e dikujt që është person ekipor, trajner dhe ekipi është gjithmonë më i rëndësishëm.

“Sinqerisht, e shikoj Mbappe dhe shoh një lojtar ekipor, nuk mendoj se ai është duke menduar për Topin e Artë, ai po mendon për të shtuar Ligën e Kampionëve në CV-në e tij tashmë të pabesueshme që djaloshi tashmë ka.”

Ana e Thomas Tuchel krenohet me numrin e yjeve nga Neymar tek Mbappe, por ishte Angel Di Maria i cili vodhi shfaqjen në gjysmë finale e fituar kundër RB Leipzig.

Argjentinasi shënoi dhe realizoi  dy asistime në fitoren 3-0  me Mourinho duke e vëzhguar Di Maria i cili është bërë një ekspert i shkëlqimit në hijen e yjeve të mëdhenj. 

“Mirë, kur ju jeni në ekipe ku media shkon normalisht në drejtim të djemve me një profil të caktuar, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë fushës, mendoj se gjithmonë nën vlerësohesh pak”, tha Mourinho kur u pyet për Di Maria. 

“Kështu që, kur jeni në Man Utd, siç ishte ai, apo në Real Madrid, dhe e ndan dhomën e zhveshjes me [Cristiano] Ronaldo, edhe nëse je i mahnitshëm, ju gjithmonë do të jeni paksa në hije”, tha portugezi.

“Kur shkon në Paris dhe ndanë fushën me Mbappe dhe Neymar është paksa e ngjashme. Por, mendoj se çdo trajner që ka punuar me të duhet të ndjehet i privilegjuar siç ndihem edhe unë. Dhe të gjithë e dimë se sa i mirë është ai dhe të gjithë e dimë kontributin për ekipet dhe nuk është rastësi që kthehet tek finalja e Ligës së kampionëve me një klub të ndryshëm”, tha Mou./VAR Kosova/