Europa League duhet të ndërrojë emërtim dhe të quhet ‘Sevilla’. Është pikërisht skuadra spanjoll që ka fituar sërish Europa League.

Në finale Sevilla ka mposhtur skuadrën italiane, Interin.

Interi kalojë në epërsi me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e 34 këtë sezon në të gjitha garat për Interin, duke u barazuar me Ronaldon (të vërtetin).

Sevilla shënoi dy gola përmes sulmuesin Luuk de Jong. Shifrat u barazuan 2-2 nga mbrojtësi i Interit, Diego Godin.

Golin e fundit në ndeshje e shënoi ai që e shënoi të parin, Lukaku, por këtë radhë në portën e tij për t’i dhënë fitoren ekipin kundërshtar.

Belgu devijojë goditjen e Diego Carlos në minutën e 74-të.

Kjo ishte finalja e gjashtë e luajtur për Sevillan. Të gjitha këto finale të luajtura, Sevilla i ka fituar./VAR Kosova/