Sevilla fitoi mbrëmë për herë të gjashtë titullin e Europa Leagues, pasi që mposhti Interin me rezultat 3 me 2.

Padyshim një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes ishte anësori i palodhshëm, Jesus Navas.

Ai pas ndeshjes kishte shpërthyer në lojtë. Kjo ishte hera e tretë që Navas fiton këtë titull.

Më parë ai kishte triumfuar në Europa League me dy shokë të tjerë të skuadrës të cilët nuk jetojnë më, Antonio Puerta dhe Antonio Reyes. Klubi i Sevillas ishte kujtuar për dy ish lojtarët e saj duke i vendosur fytyrat e tyre në fanella e festimit të fitores.