Është duke u zhvilluar finalja e madhe e Ligës së Kampionëve ndërmjet Paris SG dhe Bayernit.
Pjesa e parë e këtij dueli përfundojë e qet pa gola, por me shumë raste për shënim nga të dyja skuadrat, shkruan “VAR Kosova”.
Takim po zhvillohet në stadiumin “Da Luz”, pa praninë e tifozëve, por fansat e Parisit e kanë gjetur një mënyrë se si ta shohin ndeshjen.
Ata janë grumbulluar në stadiumin “Parku i Princave” në Paris për ta shikuar ndeshjen nga shkallët e stadiumit në televizionet gjigant.
Pandemia nuk ka fare rëndësi për ta, kur ekipi i zemrës është në finale të Ligës së Kampionëve.