Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, është në radarin e Manchester Cityt.
Argjentinasi sipas The Sun, po shihet si menaxher i ardhshëm nga drejtuesit e Cityt.
Ende nuk dihet dëshira e trajnerit aktual Pep Guardiola, se çfarë do të bëjë verën e ardhshme.
Në anën tjetër, Pochettino prej që është shkarkuar nga Spurs, ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij që të kthehet në Angli.
City së fundi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, që është edhe një arsye shtesë që Pep Guardiola të bëjë ndonjë lëvizje, pas dështimeve të vazhdueshme në këtë garë.