Pas telasheve të mëdha në kampin e Barcelonës, presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu është duke planifikuar të takohet me kapitenin Lionel Messi.

Siç raporton Mundo Deportivo, Bartomeu dëshiron të takohet sy me sy me argjentinasin, për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Dy ditë më parë, Messi ka kërkuar nga klubi që ta lejojnë të largohet.

Për Messin kanë shprehur interesim shumë skuadra, duke filluar nga PSG, Inter e Manchester City.

Duket se skuadra angleze që menaxhohet nga ish-trajneri i Messit, Pep Guardiola, është favorite për të nënshkruar me Leo Messin nëse përfundimisht largohet.