BREMEN, GERMANY - FEBRUARY 04: (BILD ZEITUNG OUT) Milot Rashica of SV Werder Bremen looks on during the DFB Cup round of sixteen match between SV Werder Bremen and Borussia Dortmund at Wohninvest Weserstadion on February 4, 2020 in Bremen, Germany. (Photo by Max Maiwald/DeFodi Images via Getty Images)

Ylli i Kosovës Milot Rashica, është përmendur shumë nga mediat ndërkombëtare në këtë afat kalimtar.

Ai është lidhur me shumë skuadra. Njëra prej tyre është edhe skuadra angleze Aston Villa, shkruan “Birmingham Live”.

Rashica realizoi 8 gola në 28 paraqitje në Bundesligë në edicionin e kaluar.

Kosovari ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, derisa raportohet se Aston Villa është duke udhëhequr garën.

Në Gjermani, thuhet se Leipzigu dhe Borussia Dortmundi janë duke vëzhguar situatën e ish-sulmuesit të Kosovës së Vushtrrisë.

Drejtori sportiv i Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar së fundmi se Rashica ka arritur marrëveshje me një klub.

Por, ka shtuar se ai klub duhet të arrijë marrëveshje edhe me Bremenin, gjë e cila nuk ka ndodhur ende.