Klubi nga kryeqyteti italian, AS Roma tash e disa vite njihet si një nga ekipet që i shet yjet e saj.

Mirëpo, kjo qasje e klubit si duket do të ndërpritet me ardhjen në krye të klubit të pronarëve të rijnë, pasi që James Pallota shiti klubin.

Calcio Mercato ka raportuar se ekipi i Romës i ka ofruar kontratë të re futbollistet të saj të talentuar, Lorenzo Pellegrini, me 3 milionë euro në sezon, pasi që kontrata aktuale skadon në 2022.

Pellegrini tash e 2 sezone është lojtari kryesor i verdhe kuqve në mesfushë.

Pellegrini regjistroi tre gola dhe 13 asistime në 34 paraqitje për Romët në 2019-20.

Në 8 vitet e fundit Roma ka shitur yje si: Benatia, Pjaniq, Strotman, Salah, Alison Becker, Marquinhos, Rudiger, Paredes, Emerson Palmieri, Erik Lamela e të tjerë./VAR Kosova/