Barcelona ka kaluar në epërsi kundër Napolit, në të njëjtën kohë që ka shënuar edhe Bayerni kundër Chelseat.

Ishte mbrojtësi francez, Clement Lenglet ai që shënoi një gol mjaftë të bukur me kokë.

Rezultati i përgjithshëm duke llogaritur barazimin 1-1 në Itali, është 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Robert Lewandowski ka shënuar nga pika e bardhë për të çuar në 4 gola epërsi rezultatin e përgjithshëm kundër skuadrës londineze.