Sulmuesi më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi, është afër zyrtarizimit te Lazio.
Shitjes së Vedat Muriqit do t’ia shohin hajrin edhe dy skuadra shqiptare.
Teuta e Durrësit pritet të përfitoi hiq më pak se 270 mijë euro, përderisa Besa e Kavajës do të përfitojë 90 mijë euro.
Këto ekipe përfitojnë nga e drejta e formimit të lojtarit deri në 23 vjeç.
Akoma nuk dihet se sa do të përfitoi Liria e Prizrenit nga transferimi i Muriqit.