Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, skuadra më simpatike në Serie A këtë sezon Atalanta, është duke menduar të forcojë skuadrën.

Mesfusha dhe krahu i djathtë i mbrojtjes, duket se janë prioritet e skuadrës nga Bergamo.

Për mesfushë, Atalanta është duke tentuar të transferojë nga Lokomotiva e Moskës, Aleksey Miranchuk, i lindur në vitin 1995.

Për të njëjtin ka shprehur interesim edhe Milani.

Emër tjetër që është përmendur që të transferohet te Atalanta këtë verë është edhe kosovari Mërgim Vojvoda.

Siç raporton Sky Sport, Atalanta e vlerëson shumë 25-vjeçarin e Standard Liege.

Për mbrojtësin e djathtë të Kosovës, ka shprehur interesim edhe Torino, megjithatë Atalanta është duke vazhduar presionin për blerjen e tij.

Dinamika e operacionit të blerjes së kosovarit, do të përshpejtohet në ditët në vazhdim./VAR Kosova/