Blendi Baftiu këtë sezon të Superligës së Kosovës, ishte golashënuesi më i mirë.
Paraqitjet e mirë të sulmuesit të Ballkanit, kanë bërë që të ketë interesim për të nga skuadra të ndryshme.
Së fundi ai është lidhur me një kalim në SK Rapid.
Lajmin e ka konfirmuar “Abseits.at”, medium i cili shkruan se Baftiu mund t’i bashkohet klubit austriak.
Për Baftiun tashmë interesim kanë shprehur edhe Galatasaray dhe Besiktasi.
Baftiu ka shënuar 19 gola në elitën e futbollit kosovar edicionin e kaluar, si dhe dhuroi tri asistime.