Sipas MD, babai i lojtarit do të takohet me presidentin të mërkurën. Sido që të jetë, ata janë me mendime krejt të kundërta.

Jorge Messi po shikon një mundësi se si më lehtë ta largojë Messin nga Barcelona, kurse Bartomeu dëshiron të flasë vetëm për rinovim.

Më në fund, siç raporton Mundo Deportivo, do të ketë një takim mes presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe Jorge Messi, babait të Lionel Messi.

Ata do të takohen të mërkurën, ku natyrisht, Mundo Deportivo shkruan se Messi do të kërkojë të gjejnë një zgjidhje sa më të mirë pasi insiston të largohet nga Barça, deris Bartomeu insiston se do të flasë vetëm për rinovimin e kontratës.

Leo ditë më parë i dërgoi siç njihet në Spanjë ‘burofax’ Barcelonë, duke konfirmuar dëshirën për t’u larguar nga Barcelona.

33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021, por argumenti avokatëve të tij është se ai mund të largohet si lojtar i lirë në përputhje me një klauzolë lirimi në marrëveshjen e tij me klubin që ia mundëson atij të largohet pa asnjë qindarkë.

Por ajo klauzolë mund të aktivizohet nga Messi vetëm në një periudhë të caktuar kohore, mars-maj.

Dhe meqë sezoni 2019/20 u shty deri në fund të gushtit, për shkak të pandemisë koronavirus, avokatët e Messit argumentojnë se edhe afati i klauzolës së tij duhet të shtyhet, gjë që kundërshtohet nga Barcelona.

Barcelona nuk ka dashur as të pranojë të flasë për largimin e Messit dhe është e gatshme të heqë dorë nga ai vetëm nëse paguhet klauzola e tij në vlerë 700 milionë euro.

Gjatë ditës së diele, edhe La Liga ka vendosur që Barcelona ka të drejtë dhe se mënyra e vetme që Messi të largohet është përmes klauzolës 700 milionë eurosh.

Kjo ka shtyrë menjëherë përfaqësuesit e Messit që të takohen urgjentisht me krerët e Barcelonës për të gjetur një zgjidhje dhe ai takim është caktuar tashmë për të mërkurën.