Paris Saint-Germain i ka bërë Bayern Munichut një ofertë prej 30 milionë euro për mesfushorin Thiago. Edhe pse është përfolur që 29 vjeçari është më afër Liverpoolit, kampionët francez duket se do ta fitojnë garën.
Thiago ka refuzuar mundësinë për të vazhduar qëndrimin e tij tek Bayern përtej 2021 dhe është duke kërkuar sfida të reja jashtë Bundesligës. Zyrtarët e Bayern kanë dhënë dritën e gjelbërt për shitjen e futbollistit, por jo më lirë se 30 milionë euro, sa është edhe shuma që flitet që ka ofruar PSG.