Legjenda e Romës, Francesco Totti, prej ku themleuar kompaninë e tij për menaxhimin e talentëve, po udhëton shumë.
Bashkë me ish-lojtarin e Romës, Vincent Candela, ka vizituar selinë e Napolit (Castel Volturno) dhe të takuar me mikun e tij, Gennaro Gattuso, raporton corrieredellosport.
Ish-kapiteni i Giallorosëve, ka lavdëruar punën e Gattusos, duke thënë se ai është një trajner premtues.
“Shpresoj të vazhdojë të bëjë punë të mirë. Është i shkëlqyeshëm”, tha Totti për Sky Sports Italia.
Totti foli edhe për ish-skuadrën e tij, Roma dhe talentin Nicolo Zaniolo, për të cilin së fundi Fabio Capello tha se në të ardhmen mund të jetë pretendent për Topin e Artë.
“Zaniolo për Topin e Artë? Është rrugë e gjatë, ai duhet të vazhdojë të jap maksimumin sic po bën edhe tash”, tha Totti.