Trajneri i PSG, Thomas Tuchel është shprehur mjaftë i gëzuar dhe i kënaqur me punën e ekipit të tij, ndonëse për 90 minuta i shkaktuan stres, meqë pjesën më të madhe të ndeshjes ishin duke humbur me rezultat 1 me 0.
Mirëpo, në 5 minutat e fundit të shtesës, PSG arriti të kthej gjithçka duke siguruar kualifikimin në gjysmë finale.
Fillimisht Marquinhos e pastaj Moting e ndalën sensacionin e këtij viti në Ligën e Kampionëve, Atlanantën.
Mirëpo, Tuchel ka dhënë një detaj interesant pas ndeshjes mes tij dhe asistentit, gjatë kohës sa Paris ishte duke humbur.
“Kisha shumë stres. I thash asistentit se do të jetë e vështirë t’i shënon Atalantas. Por, nëse e bëjmë do e shënojmë edhe golin e dytë. Dhe, ashtu doli”, deklaroi pas ndeshjes trajneri gjerman./VAR Kosova/