Twitter iu ka kërkuar falje Manchester United dhe Phil Jones pasi që një postim nga llogaria e zyrtare @TwitterUK e ka përqeshur mbrojtësin.

Të mërkurën në mbrëmje, platforma e mediave sociale ka thënë që ka fshirë postimin. 

Kjo ka ndodhur pasi që ka pasur ankesa për një postim ku shkruante: “Gjeje një mbrojtës më të mirë se Phil Jones.”

“Nuk ka qenë qëllimi ynë që të shkaktojmë pakënaqësi”, ka thënë një zëdhënës.

“Posa që kemi vërejtur gabimin, ne kemi fshirë menjëherë postimin”.  

Jones, 28, ndeshjen e fundit që e ka luajtur për Man United ka qenë në janar në një nga ndeshjet e FA Cup.

United do të luajë të dielën kundër Sevillas në gjysmë finale./VAR Kosova/