David Silva është prekur nga COVID-19.
Mesfushori legjendar spanjoll është infektuar me koronavirus.
Është Real Sociedad që përmes një komunikate ka njoftuar se 34 vjeçari ka dalë pozitiv në testin PCR.
Lojtari tashmë është i izoluar dhe ka qenë asimptomatik në çdo kohë.
Silva këtë afat kalimtar i është bashkuar Real Sociedad, pas përfundimit të kontratës me Manchester Cityn.