Kampioni i Kosovës në futboll, KF Drita është kthyer në Kosovë pasi që një vendim arbitrar i UEFA-së ia ndali rrugën në gjysmë në garat evropiane të Ligës së Kampionëve.

Shkak për këtë vendim të UEFA-së doli të jetë infektimi i njërit prej futbollistëve të Dritës me COVID-19.

Ndonëse UEFA vendosi që të ia humbë Dritës mundësinë për të shkuar tutje në Ligën e Kampionëve, Drita tani do të vazhdoj rrugëtimin në Europa Ligë.

Drita ka filluar menjëherë përgatitje duke ofruar në ekip dy super lojtarë.

Ish futbollistin e KF Prishtinës, Arago Jamal dhe mesfushorin Ergyn Ahmeti.

Drita ka njoftuar se më të dy futbollistët ka nënshkruar kontrata dy vjeçare.