Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, këtë sezon ka treguar formë të mirë, ndonëse është 34-vjeçar.

Por sipas ish-shokut të tij të skuadrës, Rafael van der Vaart, kapiteni madrilen mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

“Për mua, ai është mbrojtësi më i mirë në botë”, tha Van der Vaart për Stats Perform News.

“Kur isha në Real, ai ishte 21-vjeç dhe unë 22 dhe shpërthente nga energjia. Dëshironte të ishte kudo. Goditje të lira, kudo”, tha holandezi.

“E shikoja sivjet duke luajtur dhe mendova: sa vjeçar është ai? 34? Besoj që ai do të mund të luajë edhe gjashtë vjet të tjera. Kam shumë respekt për të”, tha Van der Vaart.

MADRID, SPAIN – DECEMBER 19: Rafael Van der Vaart (R) celebrates with Sergio Ramos (L) after scoring during the La Liga match between Real Madrid and Real Zaragoza at Estadio Santiago Bernabeu on December 19, 2009 in Madrid, Spain. (Photo by Elisa Estrada/Real Madrid via Getty Images)