Mediat në Turqi dhe Itali, e bënë punë të kryer transferimin e Vedat Muriqit në Itali te Lazio.
Mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket dakordimit të dy klubeve për lëvizjen e kosovarit.
Anëtari i bordit të Fenerbahçes, Selahattin Baki, u pyet nga gazetarët turq për Vedat Muriqin.
“Nuk ka asnjë lajm të rëndësishëm. Nuk ka asgjë më shumë se ajo që kemi thënë në njoftimin tonë për media. Nëse kërkesat tona përmbushen, atëherë Vedati do të largohet dhe ne do të transferojmë një sulmues tjetër”, tha Baki.
“Nuk jemi një klub që duhet të shesim me patjetër, ne jemi një klub i madh dhe i fortë. Por nëse vjen një ofertë tërheqëse, do ta konsiderojmë. Por në këtë moment shitja e Muriqit është diçka që nuk ekziston”, tha Baki për A Spor./VAR Kosova/