Futbollistët e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, janë bashkuar te skuadra franceze Reims.
Pasditen e së shtunës ata kanë udhëtuar në Belgjikë, për të luajtur kundër një futbollisti tjetër të Kosovës.
Nikoqir i tyre ishte Mërgim Vojvoda me skuadrën e tij St. Liege.
Para ndeshjes, Valoni dhe Arbëri e ngacmuan Vojvodën përmes një videoje.
“Vëlla ku kemi ardhur? Kemi ardhur te daja. Kush është daja? Mërgimi (Vojvoda). A do ta mundim? Nuk e di a do të na fol se me mund ishalla po”, ishte muhabeti i tyre në video.
Por ndeshjen miqësore e ka fituar Vojvoda me skuadrën e tij me rezultat 1-0.
Pas ndeshjes, nuk ka munguar as tallja e Mërgim Vojvodës, i cili në videon e postuar, shihet bashkë me dy shokët e tij të Kosovës./VAR Kosova/