Mërgim Vojvoda tashmë është pjesë e skuadrës së Torinos.

Mbrojtësi kosovar, është fotografuar në aeroportin e Torinos, lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio, shkruan “VAR Kosova”.

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Toros”, ka qenë fjalët e para te Vojvodës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të bashkohem në ekip dhe të filloj këtë sfidë të re”.

Vojvoda te Torino transferohet nga Standardi i Belgjikës.