Para ndeshjes në Champions League kundër Manchester Cityt, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka mbajtur një konferencë për media.
Aty ka folur për ndeshjen e rëndësishme, por edhe për raportet e tij me futbollistin nga Uellsi, Gareth Bale.
“Dua të sqarojë sepse janë thënë shumë gjëra”, tha francezi.
“Raporti ynë trajner-lojtar është që e respektojmë njëri-tjetrin, kjo është e qartë. Gjëja e vetme që du ta them që ai ka vendosur të mos luajë dhe pjesa tjetër është mes meje dhe atij”, tha Zidane.
“Gareth Bale është lojtar i Real Madridit dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Unë e respektoj këtë. Ai ka zgjedhur të mos luajë. Të gjithë ne këtu jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”, ka përfunduar Zidane./VAR Kosova/