Skuadra e La Ligas Real Sociedad ka zyrtarizuar transferimin e spanjollit David Silva që befasojë të gjithë.
34-vjeçari iu bashkua klubit nga San Sebastian si transfer i lirë.
Silva u largua nga Manchester City në fund të këtij sezoni, pasi kaloi një dekadë në këtë klub.
Mesfushori është pajtuar për një kontratë 2-vjeçare dhe do ta veshë fanellën me numrin 21.
Këtë numër e kishte Martin Odegaard, i cili u kthye në Real Madrid./VAR Kosova/