Nëse David Beckham e ka përfunduar karrierën në Paris Saint-Germain, pse Lionel Messi nuk do ta bënte një gjë të tillë?
Në këtë si duket është duke shpresuar drejtori sportiv i kampionit të Francës, Leonardo.
“Nuk e di, David Beckham e përfundoi karrierën në Paris Saint-Germain. Ndoshta edhe Messi do të bëjë një gjë të tillë, nuk e di”, tha Leonardo.
Këtë koment ai e ka bërë duke folur për mundësinë e transferimit të kapitenit të Barcelonës në Paris.
Ndonëse një largim i mundshëm i Messit nga Camp Nou, i bëri shumë skuadra të shpresojnë për transferimin e futbollistit më të mirë në botë.
Messi që kishte njoftuar skuadrën që dëshiron të largohet, dy ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Goal.com, ka bërë të ditur se do të vazhdojë të jetë lojtar i Barcelonës./VAR Kosova/