Sulmuesi i Lausannes, Andi Zeqiri është shumë afër që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.


Ka kohë që flitet për të në media se 21-vjeçari do t’i bashkohet “Dardanëve”, por sot ky shkrim bëhet kuptimplotë, pasi babi i tij Avdi Zeqiri e ka konfirmuar për “Super Sport”, se Andi ka bërë kërkesë zyrtare në FIFA, shkruan VAR Kosova.

Pra, kjo lë të kuptohet se Andi e ka dërguar kërkesën e tij në FIFA që t’i bashkohet Kombëtares sonë.


Me shumë gjasa ai mund t’i bashkohet grupit edhe për ndeshjet e tetorit.