Sulmuesi i skuadrës së Zvicrës Lausanne, Andi Zeqiri, mund të jetë numri 9 i Kosovës për ndeshjen e tetorit kundër Maqedonisë së Veriut.
21-vjeçari po shihet si zëvendësim i sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Në njoftimin e klubit të tij të ri, Lazio, thuhet se 26-vjeçari nga Prizreni pritet të mungojë në muajin tetor.
Duke pasur parasysh këtë mungesë, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, i ka shpresat te Andi Zeqiri.
Andi Zeqiri gjatë kësaj vere vendosi që t’i bashkohet Kosovës.
Tash Federata e Futbollit e Kosovës është duke punuar në rregullimin e dokumenteve që gjithçka të jetë gati dhe Andi Zeqiri të veshë fanellën e Kosovës.




























