Nuk kalon asnjë ditë që futbollistët shqiptarë që luajnë në liga të ndryshme të Europës të mos shënojnë gola.

Sulmuesi 20-vjeçar i Kosovës, Edi Sulisyfaj, që luan në ligën e Suedisë, ka shënuar gol të bukur.

Ai ka shënuar gol në humbjen e ekipit të tij Falkenbergs kundër Sirius.

Sulisufaj e shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në minutën e 84-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i shtatë i tij këtë sezon.