Danimarka ka arritur ta mbajë portën e pa prekur përballë Anglisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Anglezët udhëtuan për Kopenhagë me idenë se do ta kishin më të lehtë, por hasën në një mbrojtje të fortë në Parken Stadium.
Për ‘Tre Luanët’ sonte kanë debutuar disa lojtarë të rinj.
Kalvin Phillips, Conor Coady, Jack Grealish dhe lojtari i Arsenalit Ainsley Maitland-Niles, ishin katër futbollistë që për herë të parë veshën fanellën e Anglisë.