Mesfushori brazilian, Arthur Melo që luajti dy vjet në Barcelonë me Messin, tash do të luajë në Juventus me Cristiano Ronaldon.

Dhe për të duket si realizim i ëndrrës të luajë në një klub me portugezin.

Ai është shumë i entuziazmuar që do të luajë me njërin prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

“Kam pasur privilegjin të luaj me futbollistë të mëdhenj. Të luaj me Ronaldon është pothuajse realizim i ëndrrës”, tha Arthur.

Braziliani u transferua në Serie A, pas shkëmbimit që ndodhi ndërmjet klubeve.

Mesfushori boshnjak Miralem Pjanic u transferua te Barcelona dhe Arthur te Zonja e Vjetër.