Robert Lewandowski mbrëmë dëshmoi  se nuk është vetëm një “terminator” për të shënuar gola.

Sulmuesi polak, i cili shënoi plot 55 gola në sezonin e fundit legjendar të Bayernit mahniti tifozët me asistimin për Thomas Mullerin në triumfin 8-0 ndaj Schalke 04.

Polaku përdori teknikën “rabona” (pasim duke kaluar njërën këmbë pas këmbës tjetër) dhe gjermani Muller nuk e pati aspak të vështirë të realizonte golin e gjashtë të ndeshjes. /VAR Kosova/