Ekipi U-21 i Shqipërisë ka fituar 5:1 kundër Austrisë. Pjesa e pare përfundoi me rezulat 2:0 për Shqipërinë, përderisa edhe tre gola të tjerë shënoi edhe në pjesën e dytë. E tëra çka munden të bëjnë austriakët ishte një gol në pjesën e dytë.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Sherif Kallaku (16’), Indrit Tuçi (26’), Ernest Muçi (64’ dhe 87’), si dhe Adolf Selmani (89’). Për austriakët shënoi Hannes Wolf nga penalltia në minutën e 83.