Klubi i futbollit Ballkani nga Suhareka, ka bërë goditjen e radhës këtë verë.
Ballkani ka arritur marrëveshje me skuadrën kroate NK Osijek, për huazimin e sulmuesi Mirlind Daku.
Daku 22-vjeçar luan për skuadrën U21 të Kosovës.
Për huazimin e tij, Ballkani ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, e që është me shumë gabime drejtshkrimore dhe një thënie si kjo: “Duke i’u referuar thënjes së pas dukurive cilësore ngritet shumë pluhur”.