Espanyoli mbrëmë ka prezantuar Keidi Baren nga Malaga, shkruan VAR Kosova.
Ylli shqiptar u prezantua me fanellën e klubit të La Ligës derisa është shprehur tejet i lumtur.
“Shpresoj të kontribuoj në grup dhe ta ndihmoj ekipin në maksimum. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Bare.
Bare ka nënshkruar një kontratë me klubin katalunas deri në verën e vitit 2024.