Manchester United është në bisedime me sulmuesin e njohur Edinson Cavani, për një transferim si futbollist i lirë, shkruan VAR Kosova.

Klubi i madh anglez është në bisedime me Cavanin dhe sulmuesin serb të Real Madridit, Luka Jovic për ta transferuar në formë të huazimit, sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio.

Cavani në fund të sezonit u largua nga PSG, duke mos rinovuar kontratën me klubin francez.

Në rast se United nuk arrin marrëveshje me Cavanin, atëherë si opsion do të mbetet serbi Jovic, i cili nuk ka vend në ekipin madrilen.

Ish kampioni anglez është në bisedime edhe mbrojtësin e Portos, Alex Telles dhe zyrtarizimi i tij pritet brenda pak ditësh.

Manchester United synim kryesor e ka anglezin Jadon Sanchon, për të cilin pritet të dërgojë ofertën e re gjatë këtyre ditëve. Afat kalimtar mbyllet më 5 tetor. /VARKosova/