Dy reprezentuesit e Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli do të jenë për herë të parë nga minuta e parë për Reims në kampionatin francez, shkruan VAR Kosova.
Trajneri i Reims, David Guion ka vendosur t’iu besojë dyshes shqiptare nga Kosova për sfidën ndaj Metz.
Zeneli ende nuk ka arritur të këndëllet nga lëndimi por trajneri Guion po tregon se ka besim në të ende, ndërsa Berisha hap pas hap po inkuadrohet në skuadrën e parë.
Berisha shënoi golin e parë me fanellën e Reims ditë më parë në kuadër të Ligës së Evropës.
Ndeshja Metz – Reims zhvillohet nga ora 15:00. /VAR Kosova/