Reprezentusit e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli sonte për kundërshtar në kampionatin francez do ta kenë klubin e madh Paris Saint-Germain, shkruan VAR Kosova.

Nga minuta e parë do të jetë vetëm Valon Berisha për Reims, ndërsa Zeneli këtë ndeshje do ta nis nga banka rezervë.

Berisha tashmë e ka fituar vendin e titullarit në formacionin e parë të trajnerit David Guion, pas paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit.

Zeneli ende nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë këtë sezon, që nga rikthimi prej lëndimit të ligamenteve.

Që të dy deri më tani kanë bërë nga katër paraqitje në kampionatin francez, ndërsa sonte do të jetë ndeshja e pestë për Berishën.

Reims e ka filluar sezonin tejet dobët, pasi renditet në pozitën e 19 me vetëm një pikë nga katër javët e para. PSG renditet në pozitën e 11 me gjashtë pikë. /VAR Kosova/

Image