Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka shkëlqyer sot në barazimin që Dijon e arriti në shtëpi ndaj Montepellier, në kuadër të kampionatit francez, shkruan VAR Kosova.

Celina ishte titullarë nga minuta e parë, duke dhuruar magji me lojën e tij të bukur.

Në minutën e tetë, Celina dhuroi asistin e parë të ndeshjes.

Një pasim  të bukur për bashkëlojtarin e tij Eric Ebimbe, i cili e shndërroi në gol në minutën e tetë për rezultatin 1:0.

Celina vazhdoi me ndeshje të mirë, duke dhuruar asistin e tij të dytë në minutën e 60-të.

Kësaj radhe, asistoi për Bruno Ecuele Manga, i cili shënoi golin e dytë për Dijon në këtë ndeshje.

Vetëm një minutë më pas, ylli i Kosovës largohet nga ndeshja.

Fantazisti i Kosovës dhuroi shou për 61 minuta lojë por goli i mungoi, i cili do të ishte i pari në kampionatin francez.

Mesfushori, 24 vjeçar, për këta minuta sa ishte në fushë u vlerësua me notën 7.5 nga “Whoscored.com”, sajt që bën vlerësimet e futbollistëve.

Dijon pas 5 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /VAR Kosova/