Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar në Kombëtare edhe dy futbollistë: Rron Brojën nga KF Partizani dhe Armend Thaçin nga FC Ballkani, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit.
Kjo ftesë e Challandes për këta dy futbollistë vjen, pasi për ndeshjen kundër Greqisë do të mungojnë Milot Rashica, Benjamin Kololli, Leart Paçarada, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, shkruan VAR Kosova
Gjatë ditës së sotme ekspedita e Kombëtares do t’i kryejë sërish testet për Covid-19, derisa në orën 16:00 do ta mbajë stërvitjen e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ngase në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja e kombëtareve U21, Kosovë – Angli, në orën 19:00.