Kosova dhe Greqia do të takohen nesër me fillim nga ora 20:45 në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat tanë nga stadium “Fadil Vokrri” do të mundohen që t’i marrin tre pikë të plota ndaj një Greqi në super-formë, shkruan “VAR Kosova”.

Para ndeshjes foli edhe tekniku Challandes, ku tha se këtë takim e konsideron si të veshtirë dhe aspak të lehtë, por që do të mundohet të futet me formacionin më të mirë që ka në dispozicion.

“Po normalisht se kjo do të jetë ndeshja me e rëndësishme për ne, kuptohet se Greqia është favorite e ketij grupi”, tha fillimisht Challandes.

“Situata nuk na lejon që ne të luajmë ashtu siç dëshirojmë, por  besoj se edhe në këtë ndeshje do ta japim maksimumin. Po do  të ketë disa detaje që do të ndryshojnë në skemen tonë edhe ndaj Greqisë”, tregoi ai.