Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e 100-të për Portugalinë.
Këtë gol jubilar, Ronaldo e realizoi në mënyrë maestrale.
Një gjuajte e lirë perfekte në minutën e45-të të ndeshjes, i dha epërsinë kombëtares së tij.
Golin e 100-të kapiteni i Portugalisë e shënoi kundër Suedisë, në ndeshjen që po zhvillohet në Friends Arena në Stockholm.
Në Ligën e Kombeve, Portugali me Suedinë bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A bashkë me Francën dhe Kroacinë.