Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e madhe të Ligës së Kombeve në Divizionin A, në mes Danimarkës dhe Belgjikës.
Ndeshja do të zhvillohet me 5 shtator në Kopenhagë, duke filluar nga ora 20.45.
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistentët e tij Stephane de Almeida, Bekim Zogaj dhe gjyqtari i katërt Fedayi San, që të gjithë nga Zvicra.
Javën që e lamë pas, Zogaj ishte asistent i Scharer në finalen e madhe të Kupës së Zvicrës, mes Young Boys dhe Baselit, e cila është fituar me rezultat 2:1 nga futbollistët e Yong Boysit.