Në çdo ndeshje të Kosovës si vendas në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nderohet legjenda Fadil Vokrri.

Kjo ndodhë në minutën e 9 të ndeshjes.

Një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe sonte në ndeshjen kundër Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ të organizuar para ndeshjes me Greqinë, do ta vazhdojnë traditën e nderimit të legjendës Fadil Vokrri.

Për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, tifozët “Dardanë” nuk do të mund të jenë të pranishëm në tribuna.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ‘Dardanët’ kanë njoftuar se si do të përkrahet kombëtarja.

“Të gjithë Dardanët ftohen në Fan Club Dardanët që së bashku ta përcjellim ndeshjen mes Kosovës dhe Greqisë. Përkujtojmë të gjithë tifozët të vendosin flamuj e rekuizita nëpër dritare dhe ballkona në shenjë të përkrahjes për luanët tanë. Po ashtu, ta mbajmë traditën e duartrokitjes së minutës 9 në nder të legjendë sonë Fadil Vokrri. Sonte në 20:45h, së bashku për fitore. Së bashku për Kosovën”, thuhet në postim.