Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë dhe Gjergj Zefi nga Ferizaj, më 26 gusht, pikërisht në ditëlindjen e Shën Terezës, nisën një mision jo të lehtë.
Me biçikletat e tyre u nisën nga Zvicra për në Kosovë. Me një qëllim të vetëm, të jenë në fshatin Letnicë më 8 shtator te Zonja e Bekuar.
Ata kaluan 1700 km nga Wili i Zvicrës e deri në Kosovë.
Në fotografitë e publikuara, shihet rruga që kanë bërë duke kaluar nga Zvicra në Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe në fund në Kosovë.
Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë, së bashku me mikun e tij Gjergj Zefi tashmë kanë mbërritur në Kosovë.