Veprimi i argjentinasit, Angel Di Maria, që e pështyu kundërshtarin e tij, duket se i ka kushtuar shumë.

Ylli i Paris Saint-Germain është dënuar me katër ndeshje mos-lojë në Ligue 1.

Di Maria bashkë me futbollistë të tjerë u përfshinë në një përleshje në ndeshjen e 13 shtatorit kundër Marseille.

Në këtë ndeshje, gjyqtari dha 5 kartonë të kuq dhe 14 kartonë të verdhë.