Marash Kumbulla of Hellas Verona during the Serie A TIM match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo Naples Italy on 19 October 2019. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla do të jetë futbollist i ri i AS Romës, shkruan VAR Kosova.

Sky Sport Italia shkruan se Kumbulla ka arritur marrëveshje me Giallorossët dhe pritet të nënshkruajë një kontratë deri në qershor 2025, por fillimisht vitin e parë do të jetë në huazim nga Verona me detyrim blerje.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano sot ka raportuar se Roma dhe Hellas Verona kanë kompletuar marrëveshjen dhe shumë shpejtë do të bëhet zyrtarizimi i saj.

Reprezentuesi shqiptar 20-vjeçar ka zhvilluar në 28 ndeshje me Veronën.

Kartoni i tij do t’i kushtojë Romës në total 30 milionë euro, që do të paguhen verën e ardhshme.

Edhe pse Kumbulla pritet të kalojë te Roma, klubi nga kryeqyteti italian do të luftojë që të sjell Cris Smallingun nga Manchester United. /VAR Kosova/